
Ne procesin ndaj Bandes se Lushnjes, avokatet mbrojtes kerkuan deshmine e deputetit te Partise Demokratike, Ilir Bano.
Kerkesa e avokateve erdhi pas deshmise se Pellumb Meces, i cili eshte shprehur se momentin kur disa nga anetaret e bandes e kishin marre me force duke e shoqeruar ne te ashtuquajturin, Komisariati nr.2 i Lushnjes, qe ishte vendi kur mblidhej banda, ka pare aty edhe Ilir Banon.
Kaq ka mjaftuar qe nje prej avokateve mbrojtes, Vladimir Mece, t’i kerkoje trupit gjykues thirrjen si deshmitar te Banos. Trupi gjykues e pranoi kerkesen e avokatit dhe tashme pritet qe deputetit Bano t’i dergohet fletethirrja nga Gjykata e Krimeve te Renda per t’u paraqitur ne gjykate, thirrje e cila nuk dihet nese do te respektohet nga deputeti.
Top Channel