2007-2008, Inter dyshohet per ndeshje te trukuara

30/01/2009 16:55

Nje tjeter “bombe” ka plasur ne futbollin italian. Kete here eshte Interi skuadra e vene ne shenjester te mediave pasi sipas gazetes “Il Giornale”, per kampionatin e vitit 2008 zikalterit jane nen hetim nga Prokuroria e Milanos per baste te dyshuara.

“Ekziston nje raport i policise gjyqesore qe ka te beje me ndeshjet e fundit te kampionatit, por ky nuk eshte nje hetim i gazetes, pasi ne kemi bere detyren tone”, thekson redaksia e gazetes, sipas se ciles, Interi ka humbur ndeshjet per te favorizuar bastet. Ne artikullin e sotem te kesaj gazete citohet nje raport i prokurorit Stefano Civardi. “Ke te dhena se ne nje pike te kampionatit Interi e ngadalesoi hapin per te bere qe Roma te afrohej”, thuhet ne kete raport.

Nderkohe, shoqeria ka reaguar menjehere nepermjet nje deklarate zyrtare ne faqen e internetit. “Ashtu sic konfirmon edhe prokuroria, per kete ceshtje nuk ka nisur asnje hetim per kampionatin 2007-2008 dhe ne vecanti per Interin. Shoqeria do kerkoje te ruaje imazhin ne cdo instance te drejtesise”, theksohet nder te tjera ne kete komunikate.

Me ton te ashper ka reaguar edhe presidenti i Interit, Massimo Moratti. “Eshte nje genjeshter. Nje gje e tille eshte pergenjeshtruar nga prokuroria, prandaj nuk ka nevoje qe une te bej pergenjeshtrime”, thekson pronari zikalter.

Top Channel