Tirana, gati rikthimi i Nurit

28/01/2009 10:15

Tirana vazhdon punën e ndarë në dy fronte. Stafi teknik së bashku me lojtarët vazhdojnë përgatitjet për derbin shumë të rëndësishëm të të shtunës kundër Dinamos.

Ndërsa stafi administrativ është hedhur në kërkim të kthimit në realitet të vendimit të marrë mesditën e së hënës në mbledhjen mes kryebashkiakut Edi Rama dhe tre donatorëve bardheblu (Nuri mungoi): riaktivizimin e formulës së vjetër të drejtimit të klubit për pjesën e mbetur të mandatit të dytë 4-vjeçar.

Edhe vetë donatorët kanë preferuar të heshtin edhe dje, burime të sigurta nga klubi bëjnë të njohur se shefi i klubit, Eduard Gjini, po negocion për të bindur donatorin Nuri, t’i kthehet financimit të skuadrës në bazë të formulës së vjetër: 4 donatorë me nga 25% të financimit dhe marrja e vendimeve kolegjiale. Mësohet se Rikthimi i Nurit është thuajse i sigurt.

Top Channel