Sri Lanka, ne rrezik nga luftimet 250 mije civile

28/01/2009 21:15

Mjeket pa Kufij kane dhene alarmin per sigurine e 250 mije civileve qe jetojne ne rajonin e Vanit ne Sri Lanka, ku po zhvillohen luftime te dhunshme mes forcave qeveritare dhe rebeleve te fraksionit Tigrat e Tamil.

Organizata ne fjale, permes nje komunikate ka denoncuar se qeveria u ndalon te gjitha organizatave joqeveritare qe te hyjne per te ndihmuar popullsine.

Nga ana tjeter, spitaleve u kane mbaruar rezervat mjekesore dhe autoambulancat e kane te veshtire te kalojne kufijte e frontit. Sipas informacioneve te fundit, viktimat ne radhet e civileve jane disa qindra.

Top Channel