Robinjo arrestohet per perdhunim, mohon akuzat

28/01/2009 11:25

Sulmuesi brazilian i Manchester United, Robinjo, eshte arrestuar per perdhunim. Ndalimi u be ne kuader te hetimeve, per ushtrim te dhunes seksuale ndaj nje vajze ne nje klub nate ne Britani disa kohe me pare.

Futbollisti, qe e ka mohuar te kete bere nje gje te tille, eshte liruar me pas me kusht. “Konfirmojme qe Robinjo eshte thirrur ne polici ne kuader te nje hetimi kriminal. Robinjo mohon kategorikisht te cdo akuze ndaj tij dhe eshte i gatshem te bashkepunoje me policine, nese do te jete e nevojshme”, ka deklaruar zedhenesi Chris Nathaniel ne faqen e internetit te Robinjos.

Sipas njoftimeve nga policia ne West Yorkshire, braziliani ishte marre ne pyetje per nje perdhunim te ndodhur me 14 janar. Nje dite pas ngjarjes, ai nuk ishte paraqitur ne stervitje, duke sajuar nje udhetim ne Brazil per ceshtje familjare.  

Top Channel