Raketat, NATO mirepret terheqjen e Rusise
28/01/2009 20:05
NATO e ka pritur pozitivisht njoftimin e Moskes mbi anulimin e planit te vendosjes se raketave “Iskander” ne Kaliningrad, por megjithate eshte ne pritje te nje konfirmimi.
“Nese ky vendim anulohet, atehere ky eshte nje hap i mire”, ka deklaruar zedhenesi i Aleances, James Appathurai.
Ai ka rikujtuar se njoftimi i Moskes per te vendosur raketa ne Kaliningrad ne drejtim te aleateve te NATO-s u prit me nje zhgenjim te madh nga Aleanca.
Plani i Moskes erdhi pas planeve te ish-presidentit amerikan George W. Bush per te vendosur nje mburoje anti-rakete ne Ceki dhe Poloni.
Top Channel