Partizani, tifozet financojne per pagat e lojtareve

28/01/2009 20:45

Mbeshtetja morale qe japin tifozet neper stadiume apo dhe seanca stervitore eshte kthyer per here te pare ne Shqiperi edhe ne mbeshtje financiare.

Jane tifozet e Partizanit, ata qe sjellin kete risi ne futbollin shqiptar. Me shume se 300 tifoze nga brenda dhe jashte Shqiperise, kane mbledhur fonde per te ndihmuar financiarisht lojtaret e skuadres te cilet nuk paguhen prej me shume se 6 muajsh nga presidenti Albert Xhani.

Sipas perfaqesuesit te tifozeve, Erion Deka, konfirmime per mbeshtetje financiare kane ardhur edhe nga jashte vendit. “Presidenti Xhani nuk ka asnje lidhje me kete pune”, shprehet ai.

Kjo nisme e tifozeve te kuq eshte mirepritur nga lojtaret e Partizanit, qe tani e ndjejne detyrim te japin me shume ne fushe. “Kjo eshte mbeshtetje morale por eshte edhe ndihmese ekonomike sepse shumica e lojtareve mbajne familjet e tyre. Ne tani do japim 120 %”, thekson futbollisti Luan Pinari.

Partizani, nje nga klubet me me emer ne historine e futbollit shqiptar me 15 tituj kampione dhe 15 here fitues i Kupes se Shqiperise, aktualisht gjendet ne vendin e parafundit ne renditje dhe eshte shume prane zbritjes ne kategorine inferiore, e dyta kjo ne epoken Xhani.

Top Channel