Londer, hotel 100 % rock nga Iron Maden

28/01/2009 20:10

Shume shpejt, grupet dhe kengetaret e muzikes rock do gjejne nje “parajse” te vertete ne qytetin e Londres.

Ne sherbim te tyre do jete nje hotel 24 ore i hapur, me sherbim sigurie kunder paparaceve, verande panoramike, dhoma luksi dhe personel i veshur me te zeza si hoteli i frekuentuar nga Elvis Presley, “Heartbreak Hotel”.

Pronaret e ketij hoteli te quajtur “Sanctum Soho” jane njerez qe e njohin mire boten e muzikes rock, pasi behet fjale per pjesetaret e grupit Iron Maden. Ky hotel ndodhet ne qender te zones se Sohos, lagjia me e populluar e nates ne kryeqytetin anglez.

Cmimi me i ulet i nje dhome do te jete 150 euro per nje nate, ndersa ata qe kerkojne me shume kushte duhet te paguajne deri ne 500 euro. Sipas pergjegjesit te hotelit, Ben Groom ky nuk do jete nje hotel ku televizori mund te hidhet nga dritarja, por nje vend shume i vecante dhe 100 % rock.

Top Channel