“Boeing” shkurton 10 mije vende pune

28/01/2009 19:45

Kriza financiare globale ka prekur edhe kompanine “Boeing”, duke e detyruar ate te shkurtoje vende pune.

Pasi mbylli katermujorin e fundit me nje bilanc negativ, kolosi amerikan i aeronautikes ka njoftuar se do te lere ne shtepi 10 mije punonjes.

Tek vendimi ne fjale kane ndikuar edhe vonesat ne dorezimin e mallrave, te shkaktuara nga greva 8 javore e stafit ne vjeshten e vitit te kaluar.

Top Channel