Stoner: Jam gati per te mundur Rossi-n

27/01/2009 16:10

Casey Stoner ndihet shume optimist per sezonin e ri te Moto GP pas deshtimit te 2008-es, duke sfiduar kampionin ne fuqi, Valentino Rossi.

“Per ta mundur nuk kemi nevoje per asgje me shume ne krahasim me ate motor qe ndertuam vitin e shkuar ne pjesen e fundit te kampionatit”, shprehet australiani i skuderise Ducati, duke theksuar se motori eshte i shpejte dhe pergatitjet po shkojne te gjitha sipas parashikimeve.

Ne vijim, ish kampioni i botes pohon se ne gare per titullin kampion nuk eshte vetem italiani Rossi. “Ne lufte mund te jene edhe Dani Pedrosa e Jorge Lorenzo por edhe disa emra te tjere”, shprehet Stoner, i cili ka nisur punen me motorin e ri pas nje operacioni qe e ka mbajtur per disa kohe larg pistave.

Top Channel