Raul magjepset nga Lionel Messi

27/01/2009 17:45

Argjentinasi i Barcelones, Lionel Messi tashme ka edhe nje mbeshtetes nga radhet e kundershtareve te perjetshem, Real Madrid.

Behet fjale per lojtarin legjendar te ketij klubi, Raul, i cili pranon se i riu katalanas zoteron nje klas te larte. “Messi eshte nje lojtar i madh dhe nje nga me te miret ne bote. Per momentin eshte lojtari me i mire ne bote dhe kur e shikoj se si luan, magjepsem”, shprehet kapiteni i skuadres “Merengues”, i cili shenoi golin e vetem ne fitoren e kesaj fundjave, e cila ishte edhe e pesta rresht per Real Madrid.

Me kete gol, Raul kaloi rekordin e Alfredo Di Stefano, duke e vendosur emrin ne vendin e pare te golashenuesve me te mire te skuadres madrilene me 307 gola. “Di Stefano eshte nje simbol i Realit dhe eshte nje krenari e madhe te kalosh rekordin e tij. Keto gola do t’i shijoj me shume kur te terhiqem nga futbolli”, perfundon numri 7 i Real Madrid.  

Top Channel