John Travolta, shantazhisti i fotove ne gjykate

27/01/2009 18:15

Nje infermier eshte akuzuar nga gjykata ne Bahamas se ka tentuar t’i zhvase 25 milione dollare aktorit John Travolta.

Tarino Lightbourne, e cilesoi veten te pafajshem ndaj akuzave per shantazh te aktorit, per kercenim me publikimin e fotove te te birit Jett, i cili nderroi jete pas nje ataku epileptik ne daten 2 janar.

Akuza nuk ka bere te ditur detajet e kercenimeve te infermierit per te zhvatur aketorin e famshem, por nje jave me pare u publikuan te dhena qe flisnin per disponimin e disa fotove nga i akuzuari, i cili kercenonte familjen Travolta me publikim.

Menjehere pas zbardhjes se ketij lajmi erdhen dhe arrestimet e para. Ne hetime eshte perfshire edhe parlamentarja nga Bahamasi, Pleasant Bridgewater.

 

Top Channel