Galliani: Jemi te gatshem te blejme Beckham

27/01/2009 21:50

Numri 2 i Milanit, Adriano Galliani hap letrat per ceshtjen Beckham, duke thene se lojtari dhe shoqeria duan qe bashkepunimi te vazhdoje edhe pas dates 9 mars.

“Nese Galaxy do vendose te mos e shese atehere nuk ka per ta bere nje gje te tille. Por nese David do arrije nje marreveshje me klubin e Los Angeles jemi te gatshem per ta blere sa me pare. Gjithesesi, shume shpejt do takohemi me agjentet e tij”, shprehet Galliani, duke lene te hapur nje mundesi qe mesfushori anglez te vazhdoje aventuren e nisur ne Itali.

“Do bisedojme me agjentet dhe skuadren amerikane dhe te gjithe e dine se Milan eshte i gatshem ta mbaje lojtarin. Nuk e njoh kontraten qe e lidh me Galaxy dhe nuk di as cmimin e tij, por gjithesesi Milan ka nje pakt nderi me te gjithe, qe eshte perjashtimi i klauzolave shtreguese”, thekson administratori i deleguar kuqezi.

Ne baze te nje kontrate te perkohshme, Beckham u bashkua vetem per dy muaj me skuadren e Milanit, duke perfituar nga pushimet e kampionatit amerikan. Rikthimi i tij ne skuadren kaliforniane duhet te behet brenda dates 9 mars.

Top Channel