Balotelli-Mourinho-s: Nuk luaj ndaj Katania-s

27/01/2009 20:50

Bashkepunimi mes sulmuesit 18 vjecar Mario Balotelli dhe skuadres se Interit duket se eshte ne finish.

Trajneri Mourinho kishte planifikuar qe lojtari me ngjyre i natyralizuar italian te luante ne ndeshjen e neserme kunder Katanias, por Balotelli e ka refuzuar kete ftese. Nese te drejten e refuzimit per te mos e hedhur ne fushe e ka pasur trajneri portugez, kete here djaloshi eshte rebeluar, duke mos pranuar te zbrese ne tapetin e gjelber.

Ne kete pike duket qarte vullneti i lojtarit per te shkuar diku tjeter ne menyre qe te mos jete zgjedhje e dores se dyte. Nderkohe nga kampi zikalter vijne pergenjeshtrimet e para. “Balotelli nuk eshte grumbulluar per shkaqe disiplinore. E vetma gje qe mund te them eshte se shoqeria e konsideron nje lojtar te saj”, thote drejtuesi Beppe Baresi.

Top Channel