Republikanet, kunder planit te Obames per ekonomine

26/01/2009 08:00

Anetare te partise Republikane kane kercenuar se do te votojne kunder planit stimulues per ekonomine me vlere 800 miliard dollare te presidentit Obama.

Senatoret e larte republikane thane se nuk mund ta mbeshtesnin ligjin ne formen aktuale. Udheheqesi i pakices republikane, John Boehner tha se republikanet besonin se kishte nevoje per nje plan shpetimi qe do te ndihmonte familjet amerikane dhe bizneset e vogla dhe nje pakete shpetimi qe do te funksiononte.

Sipas tij, ne formen aktuale paketa stimuluese nuk do te funksiononte. Ish-kandidati republikan per presidencen amerikane, senatori John McCain, tha se duhet te beheshin ulje te tjera te taksave ne vend qe te rriteshin shpenzimet.

Kete jave, Dhoma e Perfaqesuesve do te votoje nje version te planit te hartuar nga udheheqesit demokrate dhe pa mbeshtetjen e republikaneve. Ne te njejten kohe, Senati do te filloje te hartoje nje tjeter version qe ka mundesi t’u jape republikaneve me shume nga ajo qe duan.

Top Channel