Pajaziti: Incidentet ne veri, nga grupe kriminale
26/01/2009 15:40
Ministri i Brendshem kosovar, Zenun Pajaziti ka deklaruar se incidentet e regjistruara ne veri te Mitrovices mbajne firmen e grupeve kriminale dhe nuk kane prapavije etnike.
Megjithate, ne nje interviste per BBC, Pajaziti eshte shprehur se vendosja e autoritetit shteteror ne te gjithe territorin dhe vecanerisht ne veri eshte ne rrugen e duhur.
“Ende jemi ne nje kohe kur nuk i kemi te konsoliduara te gjitha institucionet ne veri dhe kjo shkakton probleme ne jeten e njerezve. Por eshte e rendesishme te thuhet se situata e sigurise ne pergjithesi eshte e qendrueshme dhe ka shenja pozitive te ndertimit te institucioneve ne gjithe territorin”, ka pohuar Pajaziti.
Top Channel