
Pas mbylljes se burgut te Guantanamos eshte hapur debati, se ku do te dergohen te burgosurit qe ndodhen atje.
Ata nuk mund te kthehen ne vendet e tyre te origjines per shkak se rrezikojne te perballen me tortura. Kjo ceshtje do te diskutohet nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian dhe presidenca ceke ka propozuar qe ish-te burgosurit te strehohen ne disa nga vendet anetare.
Franca u shpreh e gatshme te marre rreth 60 te burgosur. Po ashtu edhe Portugalia, Zvicra dhe disa vende te tjera te BE-se jane shprehur te gatshem. Edhe Italia mund te pranoje disa prej tyre, por ka kerkuar nje qendrim me te hapur nga ana e BE-se.
Austria, deri tani eshte vendi qe ka deklaruar vendimin kunder strehimit te ketyre personave ne territorin e saj.
Disa nga te burgosurit e ketij kampi jane strehuar edhe ne Shqiperi per shkak se ata nuk mund te ktheheshin ne vendin e tyre ne lindje te Kines.Ne Guantanamo ndodhen ende rreth 254 te denuar.
Top Channel