Lyhen me ngjyren e gjakut ne mbrojtje te kafsheve

26/01/2009 13:45

Nje shoqate spanjolle ne mbrojtje te kafsheve e ka cuar ne ekstrem protesten e saj. Per te terhequr vemendjen e publikut, animalistet kane lyer trupin me boje te kuqe.

Te mbledhur perpara sheshit te Katedrales se Barcelones, nje grup prej 150 aktivistesh jane zhveshur dhe kane protestuar kunder industrise se peliceve. Pjesemarresit ishin lyer me bojen, qe simbolizon gjakun e kafsheve.

Aktivistet e shoqates AnimaNaturalis mbanin ne duar sllogane ku shkruhej: Veshjet me lekure kafshesh jane aktr mizorie dhe egoizmi.

As temperaturat e uleta te ketij dimri nuk i kane ndalur ata te dalin ne mbrojtje te idealeve te tyre, per te kundershtuar “krimet” qe u behen kafsheve ne emer te modes.

Top Channel