Izraeli, mbrojtje ushtareve qe luftuan ne Gaza

26/01/2009 13:20

Qeveria izraelite ka siguruar ushtaret e saj qe u angazhuan ne sulmet trejavore ne Rripin e Gazes se do te kene mbrojtje ligjore, ne rast akuzash per krime lufte.

Nje grup pune i ngritur nga qeveria do te koordinoje mbrojtjen kunder padive para Gjykates Nderkombetare. Gjate ofensives 22 ditore ne Gaza u vrane rreth 1300 palestineze.

Organizata Amnesty International kritikoi Izraelin se ka perdorur bombat me fosfor ne zonat me popullsi te dendur. Ndersa Kombet e Bashkuara kerkojne nga Izraeli qe te jape llogari per shkaterrimin e nderteses se saj ne Rripin e Gazes.    

Top Channel