Grupi bankar ING dhe Philips shkurtojne punetoret

26/01/2009 09:40

Rritet numri i bizneseve te medha te prekura nga kriza ekonomike boterore. Grupi bankar holandez i sigurimeve, ING, ka njoftuar shkurtimin e 7 mije vendeve te punes.

Ai ka reduktuar punonjesit ne te gjithe boten, pasi shenoi nje humbje prej 1 miliard eurosh.

Nderkaq, edhe kolosi i prodhimit te pajisjeve elektronike, Philips, ka njoftuar shkurtimin e 6 mije punonjesve, pas nje humbjeje prej 1,5 miliard euro gjate tremujorit te fundit te vitit 2008, nga 1,2 miliard qe kishin parashikuar analistet.

Edhe shitjet e firmes kane pesuar renie nga 8,37 miliard ne 7,6 miliard.

Top Channel