Cana dhe Lala, emrat e munguar kunder Maltes

26/01/2009 15:15

Dy shtyllat e mesfushes se kombetares kuqezi, Lorik Cana dhe Altin Lala do mungojne ne ndeshjen e 11 shkurtit kunder Maltes ne La Valeta.

Trajneri Haan duhet te pershtase nje skuader pa dy lojtaret titullare ne transferten e lehte ne leter kunder modesteve te Maltes. Edhe pse Cana kishte nje shprese te vogel per t’u kthyer ne fushe me 8 shkurt, mediat franceze shkruajne se kjo gje behet e pamundur, pasi rikuperimi i tij ne gjurin e djathte do te pakten edhe 3 jave.

Sipas tyre, kapiteni i Olimpikut te Marsejes, do te mungoje ne 3 sfida te veshtira, perballe Lion, Sosho dhe Bordose. Burime prane lojtarit kosovar bejne te ditur se ai po ben stervitje vetem ne pishine, stervitje kjo qe drejtohet nga Filip Lukas, ish trajneri i kampiones franceze dhe europiane te notit, Laura Manadu. Kjo stervitje do te zgjase edhe per disa dite per te kaluar me pas ne fushe.

Nderkohe, Altin Lala do jete i gatshem per te luajtur vetem ne muajin mars. Sipas gazetes gjermane “Neue Presse”, mesfushori i Hanoverit dhe kapiteni i kombetares shqitare, duket se ka humbur cdo mundesi per te qene ne fushe kunder Maltes, me 11 shkurt 2009.

Top Channel