
Presidenti i Bolivise, Evo Morales shpalli fitoren ne referendumin per kushtetuten e re, qe ka si qellim te permiresoje kushtet per shumicen e varfer indigjene.
Duke folur para mbeshtetesve nga ballkoni presidencial, ai tha se rezultati shenonte lindjen e Bolivise se re. Sondazhet ne qendrat e votimit sugjeruan se rreth 60 perqind e elektoratit votoi per kushtetuten e re, qe i jep autonomi komuniteteve indigjene dhe konsolidon kontrollin e shtetit mbi ekonomine.
Disa provinca ne lindje te Bolivise, qe jane te dominuara nga elita tradicionale, votuan kunder.
Bolivianet me prejardhje nga indianet e Amerikes gjithmone kane qene shumica, por per pese shekuj pas pushtimit spanjoll ata jane lene menjane dhe jane varferuar.
Qe kur erdhi ne pushtet tre vjet me pare, presidenti sfidoi pushtetin e elites tradicionale, qe perbehej nga popullsia me origjine evropiane, apo me prejardhje te perzier, qe ka dominuar ne zonat ne lindje.
Top Channel