OKB do rihape se shpejti shkollat ne Gaza
24/01/2009 09:25
OKB rihap shkollat e saj ne Rripin e Gazes, pas fundit te ofensives izraelite ndaj militanteve te Hamasit. 200 mije femije palestineze pritet te nisin se shpejti mesimin.
Ne fazen e fundit te sulmeve, shume prej tyre u perdoren si vendstrehime per familjet, shtepite e te cilave u shkaterruar nga luftimet.
Vendimi per hapjen e shkollave pason nje vendim te Izraelit per te hequr bllokaden ndaj punonjesve humanitare, qe te lejohen te hyjne ne Gaza.
Agjencite e ndihmave e mirepriten heqjen e kufizimeve, por paralajmeruan se duhet bere shume pune, pasi nevojitet rindertimi i shkollave, spitaleve, shtepive dhe xhamive.
Top Channel