Kampionati i femrave nis me goleada

24/01/2009 10:25

Futbolli, i konsideruar për shumë kohë si një sport burrëror, ka thyer tashmë këtë tabu. Seksi i brishtë kërkon të gjejë hapësirën e saj edhe në këtë sport në vendin tonë.

Këtë tashmë e ka bërë zyrtarisht dje, kur edhe ka filluar Turneu i Parë Kombëtar i Futbollit të Fermave në Shqipëri. Në fushë kanë zbritur tetë ekipe për t’u përballur në pesë ndeshje. Bie në sy etja e madhe femrave për gola, pasi goleadat kanë karakterizuar këtë fillim të turneut.

Në stadiumin “Selman Stërmasi janë luajtur dy ndeshje. Ekipi i Tirana A.S ka mundur 8-0 Tropojën. Një fitore të thellë 7-0 ka arritur edhe skuadra Jubani ndal Olimpikut.

Ndërsa në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz janë luajtur dy ndeshjet e tjera: Tirana-Rubiku 1-3 dhe Memaliaj-The Doors 0-3. Në gjysmëfinale, që do të luhen të dielën, kalojnë Tirana AS, The Doors, Jubani dhe Tirana.

Top Channel