Xhani: Nuk largohem, marreveshje me lojtaret

23/01/2009 20:15

“Nuk do ndodhe kurre qe te largohem nga Partizani”. Me Kete fjali, presidenti i te kuqve, Albert Xhani ka hedhur poshte cdo mundesi per doreheqjen nga posti i presidentit te skuadres me te lavdishme shqiptare.

Edhe pse skuadra e Partizanit po kalon nje situate shume te veshtire ekonomike, Albert Xhani ka deklaruar se ka gjetur mbeshtetje te plote nga lojtaret dhe stafi teknik i skuadres per te dale se bashku nga situata. “Kemi arritur nje marreveshje ndergjegjesimi reciprok mes klubit dhe lojtareve, duke rene ne ujdi se ne te ardhmen rrogat do te jepen”, thekson presidenti ne nje lidhje telefonike per Top Channel.

Pa permendur emra, presidenti Xhani ka akuzuar njerez prane politikes te cilet kerkojne dhe shpresojne shperberjen e klubit. “Keta jane njerez te cilet kane perfituar nga politika, mendojne te perfitojne perseri. Shteti duhet te behet pjese me”, thekson me tej ai.

Problemet financiare qe vazhdojme prej me shume se 6 muajsh kane ndikuar tek skuadra me emer te madh ne futbollin shqiptar nga ku jane larguar shume lojtare. Ne kete sezon Partizani ka pesuar 8 humbje dhe ka marre vetem 2 fitore duke mbajtur vendin e parafundit ne klasifikimin e Superliges.

Top Channel