Real Madrid, Perez premton Zinedine Zidane

23/01/2009 15:10

Eshte bere e modes qe kandidatet per postin e presidentit te Real Madrid te premtojne emra te medhenj dhe kete nuk ka harruar ta beje as Florentino Perez.

Ish kreu i skuadres “merengues” qe kerkon te rimarre presidencen ka menduar per rikthimin e nje emri te madh por jo si futbollist. Behet fjale per Zinedine Zidane, i cili ka ruajtur marredhenie te shkelqyera me Perez.

Ish mesfushori francez mund te marre nje detyre drejtuese te rangut te larte ne hierarkine e shoqerise nese Florentino Perez do rimarre postin e presidentit. Ne ambientet e shoqerise dhe tifozeve Zizu ka nje mbeshtetje te madhe. Lajmin e konfirmon agjenti i ish lojtarit Alain Migliaccio.

Top Channel