Partizani, Xhani dorezohet

23/01/2009 00:15

Shtate barazime, 8 humbje dhe vetem 2 fitore, nje bilanc i denje per skuadrat te nje niveli te dobet, por jo per Partizanin e kampionatit 2008-2009, i cili qe nga fillimi sezonit mban vendin e fundit te klasifikimit.

Nje bilanc i habitshem per sportedashesit, i paimagjinueshem per ish-yjet e kesaj skuadre dhe normal per gjendjen dhe presidentin Xhani.

Me ne fund dhe vete ai nuk po e genjen me veten dhe eshte ulur me kembe ne toke per t’i kerkuar ndihme lojtareve dhe stafit teknik.

Nidhma eshte e thjeshte, vetem te mos kerkojne rrogat, jo vetem te janarit qe po shkon drejt fundit, por edhe te disa muajve me pare.

Nepermjet nje mesazhi “sms” presidenti Xhani i drejtohet te gjithe klubit te tij mirekuptim per krizen financiare dhe nje lutje per te mos u larguar.

Por gjendja e Partizanit ka shkuar ne nje pike ku me keq nuk behet si ne aspektin teknik ashtu edhe financiar.

“Problemet me Partizanin kane qene gjate gjithe ketij sezoni edhe kur une mora drejtimin situata ka qene e veshtire, sidomos situata financiare. Mendohej qe ne fund te merkatos te forcohej skuadra me 2 ose 3 elemente, por kjo gje nuk u realizua”, u shpreh trajneri i klubit, Shpetim Duro.

Edhe pjesa e dyte e kampionatit nuk ka asnje sinjal pozitiv nga asnje kendveshtrim, me perjashtim te mrekullive qe ne kete rast i ka serish ne dore presidenti Xhani, perndryshe, lojtaret do te largohen ashtu si edhe vete trajneri.

“Une do iki i fundit. Nese do ikin edhe ata elemente cilesore qe jane ne skuader, normalisht edhe une do te iki”, tha Duro.

Partizani ndeshjen e pare te rifillimit te kampionatit do ta luaje me Bylisin ne transferte, nje ndeshje qe te ben pak optimist per nje rezultat pozitiv edhe kur flitet per “Demat e kuq” ashtu si i pelqen tifozeve te Partizanit ta therrasin skuadren e tyre 15 here kampione te Shqiperise dhe po 15 here fituese e kupes.

Top Channel