Papa: Interneti, dhurate per njerezimin

23/01/2009 14:35

 “Interneti eshte dhurate per njerezimin dhe duhet te perdoret nga te gjithe”. Papa Benedikti XVI ka vleresuar teknologjine dixhitale ne diten boterore te Komunikimit social.

“Do te ishte gabim, nese do te ishte i pamundur perdorimi i internetit nga te varfrit, kur shohim se shume rrjete dixhitale nxisin solidaritetin njerezor, paqen, drejtesine dhe bashkepunimin mes popujve”, tha ati i shenjte.

Por Papa eshte shprehur kunder qarkullimit ne internet te materialeve qe nxisin dhunen dhe intolerancen, qe shfrytezojne sipas tij te dobtit dhe te pambrojturit, apo atyre me permbajtje pornografike.

“Koncepti i miqesise nuk duhet banalizuar ne faqet sociale dixhitale si Facebook, apo MySpace”, eshte shprehur Papa.

Top Channel