Juventus, Buffon rikthehet pas demtimit te gjate

23/01/2009 21:10

Juventus rigjen portierin titullar, Giggi Buffon pas disa muajsh per shkak te problemeve me shpinen qe numri 1 ka kaluar.

“Eshte gati per te luajtur por Manninger nuk ia ka dale mbane te jete ne forme te plote pasi gjurin nuk e ndien mire”, ka thene per mediat trajneri Ranieri, i cili pasi fitoi nje porter, humbi titullarin e muajve te fundit.

Ne listen anti-Fiorentina nuk ndodhet as Chiellini, i cili do mungoje edhe disa dite. Mungesa te rendesishme per bardhezinjte jane edhe Camoranesi, Tiago, Knezevic, Zebina dhe Salihamidzic, ndersa Iaquinta do ta nise ndeshjen nga stoli.

Lajme te mira vijne edhe per Trezeguet qe mendohet se do jete gati pas dy javesh. ”Tani duhet te mundim vetem Fiorentinen dhe te mos shikojme klasifikimin”, eshte shprehur tekniku bardhezi.

Top Channel