Hidi largohet nga Alki: Drejtuesit me mashtruan

23/01/2009 15:40

Perfundon historia e shkurter e portierit te kombetares Isli Hidi me skuadren qipriote Alki Larnaka.

Ne nje interviste dhene per nje faqe interneti, Hidi ka akuzuar drejtuesit e shoqerise, duke i cilesuar si mashtrues. Ai ka theksuar se presidenti Nikos Lilis e ka cilesuar si joprofesionist, por kjo sipas gardianit nuk eshte e vertete.

“Une kam qene ne stervitje dhe kete e dine te gjithe tek Alki, por presidentit i pelqen te thote genjeshtra. Cfare ka thene per mua jane te gjitha genjeshtra. Ai me ka folur cdo dite per leket, por nuk jam paguar ne muajt tetor, nentor, dhjetor e deri tani qe po mbaron janari”, thekson numri 2 i portes se kombetares.

Hidi nuk kursen kritikat as per kushtet e stervitjes, duke thene se ekipi nuk ka pasur as trajner portieresh, shume i nevojshem per nje skuader. “Ne qofte se do te vazhdoja te qendroja me Alki-n, do te humbisja gjithcka. Une jam portier i afte dhe erdha ne Qipro sepse besoja se Alki ishte nje skuader e mire dhe profesioniste. Por koha tregoi te kunderten dhe gjerat nuk qendronin ashtu sic i kisha menduar”, nenvizon Hidi.

Top Channel