Hacker-i britanik Gary McKinnon, i njohur per shkeljet e tij ne sistemet amerikane, ka fituar procesin kunder ekstradimit te tij ne SHBA.
Lajmin e bejne te ditur mediat britanike, sipas te cilave 42-vjecari gjate seances gjyqesore ka pranuar se ka hyre ilegalisht ne kompjuterat ushtarake te SHBA.
Avokatet e tij thane se McKinnon rrezikon te vetevritet nese ekstradohet ne SHBA. Ndersa pala e akuzes kerkoi rishikimin e vendimit dhe deklaroi se rreziqet fizike per hacker-in ne Amerike jane shume te uleta.
McKinnon ka pranuar gjithmone se ka hyre ne sistemet kompjuterike te qeverise amerikane ne vitet 2001-02. Ai penetroi ne 97 kompjutera qeveritare, perfshire tek ata te qe i perkisnin Marines se SHBA dhe NASA-s. Por u zbulua teksa tentonte te shkarkonte nje fotografi bardhezi ku ai mendonte se ishte nje alien.
Top Channel