Teksas, ekzekutohet 37-vjecari afro-amerikan

22/01/2009 11:25

Ne Teksas eshte kryer ekzekutimi i pare ne SHBA, pas betimit te presidentit te ri amerikan.

Viktima ka qene nje afro-amerikan 37-vjecar, qe ishte shpallur fajtor per nje vrasje te dyfishte.

Presidenti Barack Obama eshte shprehur ne favor te denimit me vdekje ne raste ekstreme, si ne ato te perdhunimit te te miturve.

Ky eshte ekzekutimi i dyte qe nga fillimi i vitit ne Teksas, shtetin qe ka numrin rekord te ekzekutimeve. Qe nga viti 1974 jane ekzekutuar 422 persona.

Top Channel