Fidel Kastro: Obama eshte njeri i ndershem

22/01/2009 09:20

Barack Obama eshte njeri i ndershem ne idete e tij. Keshtu e ka pershkruar lideri kubanez Fidel Kastro presidentin e ri amerikan ne nje komunikate te shperndare ne internet.

“Nuk kam asnje dyshim per ndershmerine e Obames, kur shpreh idete e tij”, ka deklaruar Kastro.

Ndersa jane shtuar spekulimet per gjendjen e tij shendetesore e ndersa thuhet se ai eshte i semure prej kohesh, presidentja e Argjentines, Christina Fernandez de Kirchner tha se fjalet e perhapura jane thashetheme.

Ajo tregoi se kishte zhvilluar nje takim me te gjate nje vizite ne Havana. Edhe vellai i Kastro, Raul qe drejton Kuben, u shpreh se Fidel mendon dhe lexon shume.

 

Top Channel