Ndryshon website i Shtepise se Bardhe

21/01/2009 13:05

Nis prej website-t te internetit, ndryshimi i premtuar nga presidenti i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama.

Vetem nje minute pas betimit te presidentit te ri, faqja zyrtare e e Shtepise se Bardhe, WhiteHouse.gov, doli me nje ‘look’ te ri.

Drejtori i New Media per Shtepine e Bardhe, Macon Phillips, shpjegon se faqja e re do te sherbeje si vend, ne te cilin presidenti dhe administrata e tij, do te jene ne kontakte me pjesen tjeter te kombit dhe te gjithe botes.

Obama eshte nje prej perfaqesuesve me te mire te atyre politikaneve qe di te beje politike edhe ne internet.

Phillips siguron se faqja do te jete e orientuar drejt tre prioriteteve: komunikimit, transparences dhe pjesemarrjes

Kjo behet me qellim informimin e amerikaneve per ekonomine, sigurine kombetare dhe nje sere tematikash te tjera.

“Presidenti Obama ka dashur te jete sa me hapur dhe transparent ne historine e website-t te Shtepise se Bardhe dhe do te luaje nje rol te rendesishem per ta mbajtur kete premtim”, thekson Phillips.

Ndryshimi ne website, nuk eshte vetem ne design, por edhe ne substance dhe kjo tregohet edhe ne sulmin qe i behet politikes se vjeter te presidentit Bush.

“Presidenti Obama do te mbaje premtimet e parealizuara te presidentit Bush per te rindertuar New Orleans dhe se bashku me zevendesin e tij, Biden do te marre masa per te rivendosur cdo gje ne vendin e vet”, thuhet ne website.

Top Channel