Ne nje interviste dhene per faqen e internetit “Terra”, zedhenesi i brazilianit thekson se City kerkon t’i paraqese perfaqesuesit e lojtarit si njerez qe mendojne vetem per parate, por kjo nuk eshte e vertete.
“Nuk kane qene parate ato qe e kane mbajtur Ricky-n tek Milan dhe nuk do jene parate ato qe do ta largojne nga Milan”.
Kete koment e ka bere zedhenesi i futbollistit brazilian, dy dite pas deshtimit te bisedimeve mes Manchester City-t dhe kuqezinjve, duke hedhur poshte fjalet e drejtorit ekzekutiv Garry Cook, sipas te cilit, agjentet e brazilianit ishin te interesuar vetem per parate dhe jo projektin e skuadres angleze.
Ne nje interviste dhene per faqen e internetit “Terra”, Diogo Kotscho thekson se City kerkon t’i paraqese perfaqesuesit e lojtarit si njerez qe mendojne vetem per parate, por kjo nuk eshte e vertete.
“Vendimi qe mori Kaka per te qendruar tek Milani ka qene rruga me e drejte qe lojtari mendoi te ndjeke”, thekson zedhenesi, duke thene se Cook nuk arrin ta kuptoje menyren e te menduarit te nje futbollisti dhe sidomos nje futbollisti si Kaka. “Nese do kishte qene ceshtje parash, ai do kishte zgjedhur Manchester City-n”, vijon Kotscho, duke nenvizuar, “ne jete ka gjera me te rendesishme se paraja”.
Top Channel