Indi, deshton testi i raketes balistike

21/01/2009 16:25

Eksperimentimi i raketes balistike “Brahmos”, ne gjendje te transportoje nje koke berthamore, ka qene nje deshtim per ushtrine indiane.

Sipas mediave lokale, gjate leshimit te raketes jane regjistruar disa probleme ne komunikim, qe kane detyruar shkencetaret te rishikojne llogaritjet.

Raketa ne fjale eshte ne gjendje te transportoje nje koke berthamore ne nje distance prej 300 kilometrash me nje shpejtesi tre here me te larte se ajo e zerit.

Top Channel