Guantanamo, gjykatesit pranojne kerkesen e Obama

21/01/2009 15:35

Pranohet kerkesa per pezullimin e proceseve ne bazen ushtarake te Guantanamos, e bere nga presidenti i ri i SHBA, Barack Obama.

Vendimi i pare ne kete drejtim u mor nga nje gjykates ushtarak, qe ka nderprere per 120 dite procesin ndaj nje te riu kanadez, Omar Khadr, i burgosur ne bazen amerikane ne Kube.

Vendimi mbi Omar Khadr, i akuzuar per vrasje dhe i arrestuar kur ishte ende minoren, mund te hape rrugen per vendime analoge edhe per te pandehurit per sulmin e 11 shtatorit ne 2001.

Gjithashtu, vendimi mund te jete hapi i pare per te bllokuar perfundimisht proceset ne zhvillim, ne kuader te mbylljes se bazes, sic eshte premtuar nga Barack Obama.

Top Channel