Formula 1, BMW prezanton makinen F1.09

21/01/2009 16:00

Eshte prezantuar ne Valencia makina e re e skuadres BMW, me te cilen do te garoje ne sezonin e ri.

Ashtu si te tjerat edhe njevendeshja F1.09 eshte dizenjuar ne baze te rregullave te reja te vendosura nga FIA. Drejtuesit e skuadres gjermane kane deklaruar se me kete makine ata do te kerkojne me shume se vendi i 3-te, nderkohe qe jane konfirmuar dy pilotet e sezonit te kaluar, Robert Kubica dhe Nich Heidfeld.

Pas xhirove te para te bera me makinen e re, polaku Kubica ka mbetur i kenaqur dhe ka deklaruar se kete vit do te jene me te suksesshem. “Do te kerkoj te perseris ate qe bera ne fazen e pare te sezonit te kaluar. Por ne fund dua ta perfundoj kampionatin me shume se vendi i trete”, ka deklaruar Kubica.

Top Channel