Australian Open, te medhenjte ne raundin e dyte

21/01/2009 16:30

Te medhenjte e tenisit kalojne pa probleme ne raundin e dyte te turneut Australian Open.

Rafael Nadal u zbavit ne ndeshjen e pare pasi pasi mundi per 1 ore e 30 minuta, 3-0 Kristof Rohus. U kualifikua per me tej edhe britaniku Andi Murray. Tenisti numri 4 i botes kaloi ne raundin e pare rumunin Andrey Pavel. Megjithate Murray nuk u lodh shume per te siguruar kualifikimin, pasi Pavel u terhoq ne setin e dyte per shkak demtimi, nderkohe qe i pari u fitua nga Murray 6-2.

Surpriza e vetme per Australian Open eshte eliminimi i beniaminit te publikut vendas, Leyton Hewit qe u mund nga kiliani Fernando Gonzalez me rezultatin 3-2.

Per femra, motrat Williams nuk hasen veshtiresi per te siguruar kalimin ne raundin e byte. Serena mundi ne ndeshjen e saj kinezen Juan Meng ne dy sete 6-3, 6-2, ndersa Venus mundi Kerber po me dy sete 6-3, 6-3.

Top Channel