
Administrata e re e Uashingtonit duhet te ndryshoje politiken antiruse per anetaresimin e Gjeorgjise dhe Ukraines ne NATO. Ky eshte apeli qe zevendesministri i Jashtem i Rusise i ka bere presidenti te zgjedhur Barak Obama qe sot do te marre zyrtarisht detyren si kreu i Shtepise se Bardhe.
“Do te doja te shpresoja qe administrata e re ne Shtepine e Bardhe do te mesoje nga gabimet e paraardhesve”, tha Sergei Ryabkov, sipas te cilit kjo politike ka destabilizuar Ukrainen si dhe ka ndihmuar ne fillimin e luftes veren e vitit te shkuar ne rajonin gjeorgjian te Osetise se Jugut.
Shtetet europiane te drejtuara nga Gjermania dhe Franca bllokuan nje perpjekje te SHBA-se gjate samitit te NATO-s vjet per t’i ofruar Ukraines dhe Gjeorgjise nje anetaresim te pershpejtuar.
Top Channel