Pakistan, talebanet vrasin 6 persona per spiunazh
20/01/2009 09:35
Militantet talebane kane vrare gjashte persona ne veriperendim te Pakistanit me akuzen e spiunazhit ndaj SHBA-se.
Trupat u gjenden te hedhur ne rruge ne Miranshah dhe Mir Ali ne Vaziristanin verior. Dy prej viktimave ishin pakistaneze.
Ne trupat e tyre u gjeten shenime, ku shkruhej se ishin ndeshkuar si spiune te trupave amerikane qe veprojne ne Afganistan. Zona njihet si bastion i talebaneve dhe militanteve te Al Kaedas.
Javet e fundit militantet kane vrare ne rajon 15 persona, nen akuzen e spiunazhit ndaj SHBA-se, ose Pakistanit.
Top Channel