Obama Day, Sarkozy: Te ndryshojme boten

20/01/2009 16:40

“Mezi po pres qe Obama te filloje punen, ne menyre qe te dy se bashku te ndryshojme boten”.

Keshtu ka deklaruar sot, me rastin e Obama Day, presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili ne nje takim me gazetaret ka bere te ditur se do t’i dergoje nje telegram homologut te ri amerikan.

Mesazhe te ngjashme kane ardhur edhe nga Britania e Madhe, e cila shprehet e gatshme te punoje me presidentin me ngjyre.

“Britania eshte gati te punoje krah per krah me administraten e presidentit Obama, per t’u perballur se bashku me sfidat nderkombetare”, ka deklaruar ne mesazhin e tij kryeministri Gordon Brown.

Top Channel