Obama Day, fansat pushtojne metrone e Uashingtonit

20/01/2009 15:45

Rreth 320 mije persona kane marre metrone e Uashingtonit per te vajtur ne qender te qytetit, ne National Mall, per ceremonine e marrjes se detyres nga Barack Obama.

Sipas autoriteteve lokale, ne 08:00 me oren lokale, rreth 14 me oren tone, 318.422 persona kishin marre metrone, nje numer i paregjistruar me pare ne nje kohe te shkurter.

Nderkohe, qindra mijera persona te tjere kane arrdhur nga te gjitha shtetet ne kryeqytet per te marre pjese ne vendosjen e Obama ne Shtepine e Bardhe.

Top Channel