Ki Moon: Pergjegjesit e masakrave, llogari

20/01/2009 17:00

Pergjegjesit e bombardimit te zyrave te OKB-se ne Rripin e Gazes do te japin llogari. Keshtu ka deklaruar sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, i cili po viziton Gazen.

“Duhet nje hetim i thelle dhe nje shpjegim i plote mbi episodet me te renda, ne menyre qe ato te mos perseriten”, ka pohuar Ki Moon.

Numri 1 i OKB-se ka vizituar edhe nje shkolle ku per shkak te bombardimeve izraelite ndodhi nje masaker.

Nderkohe, ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni ka deklaruar se Izraeli nuk eshte i gatshem te hape kufijte me Rripin e Gazes, pa marre garanci mbi gjendjen e rreshterit Shalit, qe mbahet peng nga Hamas prej me shume se dy vjetesh.

Top Channel