Grenobël “shënjestron” Erjon Bogdanin

20/01/2009 10:20

Zbulohet oferta e parë nga jashtë Italisë për Erjon Bogdanin. Bëhet fjalë për Grenobël, skuadrën e cila militon në Ligën 1 franceze.

Drejtuesit e këtij klubi janë në kërkim të sulmuesve me peshë, për të përforcuar repartin ofensiv. Drejtori i përgjithshëm, Pier Vantiez, ka filluar të shëtisë nëpër Evropë, duke përpiluar listën me kandidatët e mundshëm.

Drejtuesi i skuadrës transalpine ka filluar të vëzhgojë edhe Serinë A dhe sipas zërave që vijnë nga përtej Adriatikut ai ka “shënjestruar” Erjon Bogdanin.

Sulmuesi 31-vjeçar po vuan mungesën e hapësirave te Kievo dhe liga franceze mund të ishte një alternativë e mirë për të vazhduar karrierën. Gjithçka do të varet edhe nga oferta financiare e Grenobël, që aktualisht renditet e 12-ta në kampionat, me 25 pikë të grumbulluara në 21 takime.

Në këtë merkato vere, për Bogdanin janë interesuar mjaft skuadra, por deri më tani kanë munguar ofertat konkrete. Së fundmi, listës për shërbimet e sulmuesit i është shtuar Lacio.

Top Channel