City: Milan prishi marreveshjen paraprake

20/01/2009 16:15

Shtypi sportiv nderkombetar i ka kushtuar vemendje te madhe ceshtjes se refuzimit te Kaka ndaj ofertes se Manchester City-t.

Nese ne Itali te gjithe i thurin elozhe lojtarit brazilian per, nuk ndodh e njejta gje ne Angli ku vihet theksi ne deshtimin e madh te sheikut arab Mansour. “City eshte turperuar nga refuzimi i Kaka”, thuhet ne disa prej tabloideve ne Britani.

I ashper ka qene edhe reagimi i klubit “Citizens”. “Kaka ishte ne shitje por Milan preferoi ta mbante per ceshtje politike dhe per shkak te presionit te jashtem”, shprehet drejtori ekzekutiv Garry Cook, sipas te cilit, Milani e ka bindur lojtarin te qendroje. “Ne nuk e takuam asnjehere lojtarin por me klubin arritem nje marreveshje paraprake. Milan deshironte ta shiste dhe Manchester City kerkoi ta blinte. Ishte nje situate shume e qarte. Takuam edhe te atin e lojtarit, i cili dukej shume i interesuar ndaj projektit, por lojtarin nuk e takuam asnjehere dhe per te ka qene shume e veshtire marrja e nje vendimi”, thekson Cook ne nje interviste dhene per televizionin BBC.

Nderkohe, nga Spanja vijne zera qe vene ne dyshim “Jo”-ne e Kaka ndaj ofertes se Manchester City. Sipas mediave vendase, sulmuesi i Milanit mendon qe ne te ardhmen te bashkohet me Real Madrid, skuader e cila nuk ka rreshtuar se menduari per ish Topin e Arte. 

Top Channel