Bota, optimiste per presidencen e Obames

20/01/2009 13:10

Bota eshte optimiste se presidenca e Barack Obames do te permiresoje marredheniet e SHBA-se me shtetet e tjera.

Sipas nje sondazhi te zhvilluar nga sesioni boteror i BBC-se, ku jane intervistuar me shume se 17 mije njerez nga 17 vende, rreth 67 perqind e tyre jane shprehur se Obama do te forcoje marredheniet e SHBA-se me Boten.

Sipas sondazhit, njerezit presin gjithashtu qe kriza ekonomike te jete prioriteti i tij, i pasuar nga terheqja e trupave nga Iraku, ndryshimet e klimes dhe ndermjetesimi per paqen ne Lindjen e Mesme.

Me optimistet ishin shtetasit evropiane, ku 80 perqind e te pyeturve u shprehen me nota optimizmi per presidencen Obama

Top Channel