Amerika pret betimin e Obames

20/01/2009 17:35

Vetem pak minuta na ndajne nga betimi i presidentit te 44-ert te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Tashme ne shkallet e nderteses se Kongresit Amerikan ka nisur ceremonia madheshtore, historike, e jashtezakonshme, ne te cilen marrin pjese perfaqesues te politikes nga e gjithe bota,ndersa ne sheshin perpara Capitol Hill ndodhen rreth 2 milione njerez.

Jane te pranishem ish-presidente, ish-sekretare shteti, pjesetare te administrates se fundit amerikane, si dhe ata qe do te marrin ne duar fatet e kombit te madh amerikan.

Ndertesa e Kongresit Amerikan, eshte zbukuruar me flamuj amerikane, ndersa per here te pare i gjithe Parku Kombetar, i cili shtrihet nga ndertesa e Kongresit, deri tek monumenti i Abraham Linkolnit eshte i hapur per njerezit, te cilet po e ndjekin ceremonine permes ekraneve gjigande te vendosura aty.

Betimi i Barak Obames do te jete rreth ores 18:00 me oren tone dhe fjalimi i tij pritet te mos jete me i gjate se 20 minuta.

Top Channel