Afganistan, vriten 22 militante dhe talebane

20/01/2009 09:45

Forcat e koalicionit te drejtuar nga SHBA ne Afganistan kane vrare 22 militante, mes te cileve dy komandante talebane gjate nje serie operacionesh, njoftoi ushtria amerikane.

Sulmet tokesore dhe ajrore ndodhen ne veri dhe lindje te Afganistanit dhe kishin si objektiv nje rrjet talebanesh ne provincen Kapisa.

Nje pjese e viktimave ishin kryengrites te perfshire ne sulme kunder forcave afgane dhe atyre te huaja. Gjate operacionit u arrestuan edhe tete te dyshuar si militante.

Nderkaq, dy shperthime te kontrolluara shkaktuan panik ne kryeqytetin Kabul, ndersa presidenti Karzai po mbante fjalimin e hapjes se sesionit te ri parlamentar. Shperthimet ndodhen ne nje qender trainimi te ushtrise afgane, njoftuan forcat amerikane.

Top Channel