Roma, rikthehet kapiteni Totti

19/01/2009 20:10

Roma fiton sulmuesin dhe kapitnin Francesco Totti. Rreth nje muaj pas demtimit ne muskuj, lojtari verdhekuq eshte vene ne urdherat e trajnerit Spalleti, pasi ka lene pas demtimin e radhes.

Kapiteni ka marre pjese ne ndeshjen brenda skuadres dhe sipas te gjitha gjasave do jete i gatshem per takimin e dites se diele ndaj Napolit ne stadiumin “San Paolo”. Ky eshte nje lajm i mire per trajnerin Spalleti, i cili tashme ka gjetur ekujlibrat ne nje skuader qe e nisi sezonin ne menyren me te keqe.

Nderkohe, verdhekuqte do luajne diten e merkure kunder Interit per cerekfinalen e Kupes se Italise, por rikthimi i kapitenit ne kete ndeshje nuk eshte parashikuar. Roma arriti dje nje fitore shume te rendesishme ne Torino me nje gol te shenuar ne 30 sekondat e fundit nga braziliani Baptista.

Top Channel